VLERA E AGJËRIMIT

 Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi (a.s.) ka thene:
“Kush argjeron Ramadanin me bindje dhe kenaqesi, I falen mekatet e bera.“(Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi).

Trasmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij se Muhamedi (a.s.) ka thene:
“Kush e argjeron Ramadanin, I njeh rregullat e tij dhe mbrohet nga ajo qe duhet te mbrohet, I falen mekatet e bera.”  (Bejhekij dhe Ibn Hibban)

Trasmetohet nga Xhabiri ibn Abdil-lah se Muhamedi (a.s.) ka thene:
“Umetit tim I jane dhuruar pese gjera ne muajin e Ramazanit te cilat nuk I jane dhene asnje te derguari para meje.
Njera prej tyre eshte se Zoti I Madheruar I shikon ata ne diten e pare te Ramdanit, dhe ate qe e shikon Ai nuk e denon asnjehere.
E dyta eshte se ajo era e keqe e gojes se tyre ne mbremje eshte me e mire se aroma e miskut.
E treta eshte se engjijt kerkojne falje per ta cdo dite e cdo nate.
E katerta, se Zoti I Madheruar e urdheron parajsen keshtu:
“Pergatitu dhe zbukurohu per roberit e Mi sepse eshte afruar dita e pushimit te tyre ne shtepine dhe zemergjeresine time nga lodhjet e kesaj bote”.
E pesta eshte se Zoti I Madheruar I fal te gjithe naten e fundit.  Njeri prej te pranishmeve e pyeti: “A eshte nata e Kadrit?” Ai u pergjigj: “Jo, a nuk e sheh se punetoret kur I kryejne punet I marrin shperblimet (rrogat).”(Bejhekij)

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi (a.s.) ka thene:
” Pese namazet, prej xhumase ne xhuma dhe prej Ramadanit ne Ramadan falin (mekatet) pos atyre qe jane te medha (kebair)”. (Muslimi)  Trasmetohet nga Ka’b ibn Axhre se Muhamedi (a.s.) ka thene: ” Zoti e largon nga meshira e vet ate qe e kalon Ramadanin pa u falur.” (El-Hakimi)

Transmentohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi a.s. ka thene: “Cdo veper e njeriut shtohet , e mira prej dhjete deri ne shtateqinde here. Zoti i Madheruar thote: “Pervec agjerimit, sepse ai eshte per Mua dhe une e shperblej, sepse ai braktis kenaqesine dhe ushqimin per Mua. Per agjeruesin ka dy gezime: gezimi I pare ne iftar, kurse i dyti ne takimin me Zotin e tij. Era e keqe nga goja e agjeruesit eshte me e mire te Zoti se aroma e miskut.”  Bukhari & Muslim

Transmetohet nga Ibn Mes’ud el Gaffari se Muhamedi a.s. ka thene: “Sikur ta dine njerezit vleren e Ramadanit do te deshironin te jete i gjithe viti Ramadan.” (Ibn Humejze)

Trasmetohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi a.s. ka thene:”Tre personave u pranohet lutjet: 1.Argjeruesit deri ne iftar; 2.Udheheqesit (prijesit) te drejte; 3.Lutja e te demtuarit (te keqtrajtuarit) ngrihet larte, i hapen dyert e qiellit dhe Zoti i thote: Pasha fuqine time, do te ndihmoj, qofte edhe pas nje kohe.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Nata e Kadrit

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thene: ” Kush ngrihet (lutet) Naten e Kadrit, me bindje e kenaqesi, i falen mekatet e bera.” (Buahriu dhe Muslimi)

Trasmetohet nga Enes ibn Maliku se me ardhjen e Muajit te Ramadanit, Muahamedi a.s. ka thene: “U erdhi ky muaj , i cili ka vlere me shume se nje mije muaj e atij qe i ndalohet, i eshte ndaluar gjithe miresia. Te miren e tij e refuzon vetem i mallkuari.” (Ibn Maxhe)

Trasmetohet nga Ubade ibn Samit se Muhamedi a.s. per Naten e Kadrit ka thene: “Kjo nate eshte ne Ramadan, ne dhjete ditet e fundit, (gjegjesisht) ne diten e njezet e nje, njezet e tre, njezet e peste, njezete e shtate, njezete e nente ose naten e fundit. Kush lutet ne ate nate me kenaqesi, i falen mekatet e kaluara dhe te ardhshme.” (Ahmedi)

Prishja e agjerimit te Ramadanit pa arsye

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s ka thene: “Kush e prish nje dite agjerimi ne Ramadan pa arsye e pa semurej, nuk mund ta kompesoje as me agjerim shekullor.”

Lejimet e prishjes se agjerimit

Trasmetohet nga Xhabiri se Muhamedi a.s. ka kaluar ne Meke ne vitin e clirimit dhe ate ne Ramadan derisa ka arritur ne vendin Kara’e el-Gammim (pese kilometra afer Afsanit ndermjet Mekes dhe Medines). Ai aty ka agjeruar se bashku me njerezit e tjere pastaj ka kerkuar uje, e ka ngritur lart goten derisa e kane pare njerezit dhe e ka pre ujin. Kur eshte informuar se disa kane vazhduar agjerimin, ka thene:”Ata jane mekatare, ata jane mekatare…” (Buhariu dhe Muslimi)

Trasmetohet nga Xabiri se Muhamedi a.s. gjate nje udhetimi te tij ka vrejtur nje njeri rreth te cilit jane tubuar njerez. Eshte afruar dhe i ka pyetur: ” C’ka ai?”Ata i jane pergjigjur: “Agjeron“,kurse Muhamedi a.s. atehere u pergjigj:”Nuk eshte miresi te argjeroni gjate udhetimit”. (Buhariu dhe Muslimi)

Trasmetohet nga Aishja se Hamza ibn Amr el-Eslemije ka pyetur Muhamedin a.s. per agjerimin ne udhetim (ka argjeruar shume), kurse Muhamedi a.s. i eshte pergjigjur: “Nese deshiron agjero, e nese deshiron ha.” (Buhariu dhe Muslimi)

Trasmetohet nga nje njeri i Beni Abdil-las ibn Ka’eb ibn Malikut, i quajtur Enes ibn Malik, se Muhamesi a.s. ka thene:”Zoti i Madheruar ia ka shkurtuar namazin udhetarit dhe ia ka lejuar prishjen e agjerimit. Ai gjithashtu ia ka mundesuar gruas qe i jep gji femijes dhe asaj qe eshte me barre per shkak te meshires ndaj femijeve te saj.” (Permbledhesit e Syneteve)

Trasmetohet nga Muadh ibn Xhebeli se kur u shpall ajeti:“E ata qe i rendon ai (nuk mund te agjerojne), jane te obliguar per kompesim, ushqim (ditor) i nje te varferi”, cdokush qe deshironte ta prishte agjerimin, e prishte dhe e kompesonte, derisa Zoti e shpalli ajetin:“E kush e perjeton prej jush kete muaj le te agjeroje.” Ne kete menyre e caktoi All-llahu agjerimin e vertete dhe ia mundesoi mos agjerimin: te semurit, udhetarit dhe plakut ne moshe qe s’mund te agjeroje.” (Ahmedi)

Vlera etike e agjeruesit

Trasmetohet nga Ebu Hurejera se Muhamedi a.s. ka thene:”Agjerimi mbron nga morali i keq sepse ai qe agjeron nuk flet gjera te turpshme dhe nuk bertet. Nese (eventualisht) e shan ndokush ose e sulmon, le te thote: ‘Une agjeroj, une agjeroj’.” (Buhariu dhe Muslimi)

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thene:”Zoti nuk ka nevoje per njeriun qe e braktis ushqimin e pirjen e nuk e braktis fjalen e keqe dhe vepren e lige.” (Buhariu)

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thene:”Agjerimi nuk do te thote te largohesh nga ngrenia pirja, por te largohesh nga fjala e keqe dhe vepra e shemtuar. Nese ndokush te provokon apo sillet si i marre ndaj teje, atehere thuaj: ‘Une argjeroj, une agjeroj.’.”

Prishja me harrese

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thene:”Kush harron gjate agjerimit dhe pin dhe han, le ta vazhdoje agjerimin, sepse Zoti e ka ushqyer dhe i ka dhene te pije.” (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tairmidhiu dhe Maliku)

Syfyri (sahuri)

Trasmetohet nga Enes ibn Maliku se Muhamedi a.s ka thene:”Hani ne syfyr sepse ne te ka begati (bereqet).” (Inb Hibbani)

Trasmetohet nga Se’id el-Hudrij se Muhamedi a.s. ka thene:”Beni syfyr qofte edhe me nje pike uje.” (Ebu Duvudi dhe Tirmidhiu)

Iftari me hurma

Trasmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhmedi a.s. ka thene:”Kur ben ndokush iftar, le te filloje me hurme sepse aje eshte begati, e nese s’gjen dot, atehere me uje, sepse uji eshte i paster.” (Buahriu, Muskimi dhe te tjere)

Shpejtimi i Iftarit

Trasmetohet nga Sehl ibn Sa’di se Muhamedi a.s. ka thene:”Njerezit do te kene miresi gjerisa ta shpejtojne iftarin.” (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu)

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thene:”Zoti xh.sh. thote: “Me i dashuri prej roberve te mij eshte ai qe shpejton me teper iftarin”. (Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Vonimi i syfyrit

Trasmetohet nga Ja’la ibn Murre se Muhamedi a.s. ka thene: “Zoti I do tri gjera: shpejtimin e iftarit,vonmin e syfyrit dhe lidhjen e duarve njera mbi tjetren ne namaz.”. (Taberani ne Ewsat).

Te ushqyerit e agjeruesit

Trasmetohet nga Zejd ibn Halid El-Xhuheni se Muhamedi a.s. ke thene: “Kush ushqen nje agjerues, fiton shperblimin sa te tij ashtu qe nuk pakesohet as shperblimi I agjeruesit” (Tirmidhiu dhe Nesa’iu)

Namazi i taravive

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. deshironte te lutet (falet) ne Ramadan pa donje urdher specifik dhe thoshte: “Kush lutet (ngrihet e falet ne Ramadan me bindje e kenaqesi, I falen mekatet e bera.” (Trasmetimi I te gjitheve)

Trasmetohet nga Aishja r.a. se Muahmedi a.s. eshte falur ne xhami (namazin e taravive) dhe me te jane falur edhe disa njerez. Kur eshte falur edhe naten e dyte, njerezit jane shtuar edhe me teper. Ata jane tubuar edhe naten e trete dhe te katert, mirepo Muhamedi a.s. nuk ka dalur dhe keshtu kur ka aguar mengjesi ai u ka thene: “Pashe ate qe vepruat dhe nuk dola nga frika se mos po iu behet obligim, edhe ate ne Ramadan” (Buhariu dhe Muslimi).

Trasmetohet nga Aisha r.a. se Muhamedi a.s. nuk shkonte ne Ramadan e as jashte tij me shume se njembedhjete rekate. (Buhariu dhe te tjeret)

Trasmetohet nga Ibn Abasi: “I ka falur ne Ramadan pa xhemat njezet rekate dhe namazin e vitrit”. (Bejekiu)

Trasmetohet nga Abdurrahman ibn Abdulakrije: “Shkova me Umer ibn Hattabin ne xhami, edhe ate ne Ramadan dhe vrejtem se njerezit ishin te ndare e te shperndare dhe cdokush falej per vete. Umeri pastaj tha: “Sikur t’i bashkoj at me nje lexues (imam) do te ishte me mire” dhe i bashkoi nen udheheqjen e Ubejj ibn Ka’bit. Kur shkuam naten tjeter, i pame njerezit se faleshin me nje lexues (imam), ndersa Umeri tha: “Sa risi e bukur eshte kjo!” (Buhariu dhe Maliku)

Trasmetohet nga Jezid ibn Rumani se njerezit kane falur ne Ramadan gjate kohes se Umer ibn Hattabit 23 rekate. (Maliku ne El-Muvat-ta dhe ne te ka shkeputje).

www.feja-islame.com

 

 

 

Short URL: http://radio-feja-islame.com/webi/?p=6184

Posted by on 1 Aug 2011. Filed under Agjërimi, Ramazani 2014. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

1 koment per “VLERA E AGJËRIMIT”

  1. Allahu ju shperbleft o vllazni .

Le pergjigje

Photo Gallery

Log in | Dizajnuar nga: Feja-Islame © 2013